MBRETI KARL (CHARLES) III DO TË PËRUROJË MEMORIALIN E PARË TË FORCAVE TË ARMATOSURA LGBT+ NË MBRETËRINË E BASHKUAR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 2 min read

Londër, Mbretëria e Bashkuar | Mbreti Karl (Charles) III do të zbulojë të hënën një memorial kushtuar personelit ushtarak lezbian, gej, biseksual dhe transgjinor, duke shënuar angazhimin e tij të parë zyrtar në mbështetje të komunitetit LGBT+.
Memoriali i “Letërs së Hapur” i financuar nga qeveria është krijuar për të nderuar ata që aktualisht shërbejnë dhe për të përkujtuar veteranët e prekur nga ndalimi i ushtrisë britanike për oficerët LGBT+, i cili, u hoq në vitin 2000, 33 vjet pasi homoseksualiteti mashkullor u dekriminalizua pjesërisht në Angli dhe Uells.
Një skulpturë prej bronzi, ajo i ngjan një letre të rrudhur që qëndron më vete dhe përmban fjalë nga mesazhe personale që u përdorën si provë për të inkriminuar individë.
Mbreti Karl (Charles) III, komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura britanike, pritet të vendosë lule në Arboretumin Memorial Kombëtar në Stefordshaiër (Staffordshire).
Znj. Klleër Fillips (Claire Phillips), një brigadire lezbike që iu bashkua ushtrisë në vitin 1995 kur të qenit haptazi homoseksual ishte ende e ndaluar, tha se dizajni i memorialit i bëri jehonë të thellë dhe është një mënyrë kaq e mahnitshme për të përfaqësuar njerëzit që janë dëmtuar kaq shumë nga ndalimi.
“Ky dizajn përdor fjalët e veteranëve dhe personelit tonë të shërbimit për të përshkruar se si u ndjeva kur iu nënshtrova ndalimit... për të filluar atë proces pajtimi”, tha ajo për entin mediatik “Sky News”.
“Jam thellësisht, thellësisht e nderuar që jam këtu sot”, shtoi ajo më tej.
Z. Ellisteër (Alastair) Smith, një rreshter homoseksual që iu bashkua ushtrisë në vitin 1998, i tha entit mediatik “Sky News” se, ndërsa u desh kohë që qëndrimet në ushtri të ndryshonin, ai nuk ishte përballur me ndonjë paragjykim atje, por e kishte bërë këtë në jetën civile.
“Ka njerëz nga komuniteti LGBT që kanë atë entuziazëm, atë vendosmëri dhe atë shtysë për të performuar për vendin e tyre pavarësisht vështirësive të pakapërcyeshme me të cilat mund të përballen diku tjetër”, tha ai.
Zbulimi i memorialit vjen pas rekomandimeve të një hetimi të pavarur të porositur nga qeveria britanike, i cili, raportoi abuzim sistemik, duke përfshirë sulme seksuale dhe shkarkimin e anëtarëve të shërbimit LGBT.
Qeveria ka ofruar dëmshpërblim financiar deri në 70 mijë paund (93947 dollarë) për ata që janë prekur.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments