MBRETËRIA E BASHKUAR | KRYEMINISTRI KEËR STARMËR (KEIR STARMER): NDALIM I PLOTË PËR MEDIAT SHOQËRORE VIRTUALE PËR PERSONAT NËN 16 VJEÇ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 7 days ago
- 1 min read
Londër, Mbretëria e Bashkuar | Kryeministri i Partisë së Punës (Laburiste), Keër Starmër (Keir Starmer), ka njoftuar një ndalim të plotë të mediave shoqërore virtuale për personat nën 16 vjeç, duke thënë se platformat i bëjnë të miturit të mjerë, i ekspozojnë ata ndaj përmbajtjes së dëmshme dhe janë të dizajnuara për të krijuar varësi.
Ndalimi do të prekë platforma shoqërore virtuale të tilla si Snapchat, TikTok, YouTube, Instagram, Facebook dhe X, por do të përjashtojë shërbimet e mesazheve si WhatsApp.
Kryeminsitri Starmër (Starmer) ka shprehur gatishmërinë e tij për të miratuar një masë specifike deri në fund të muajit dhjetor, për të lejuar që ndalimi të hyjë në fuqi në pranverën e vitit të ardhshëm.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




















Comments