MBRETËRIA E BASHKUAR | KRYEMINISTRI KEËR STARMËR (KEIR STARMER): BREXIT-i E KA BËRË VENDIN MË TË VARFËR DHE MË TË DOBËT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 days ago
- 1 min read
Londër, Mbretëria e Bashkuar | “Kjo qeveri laburiste do të përcaktohet duke rindërtuar marrëdhënien tonë me Evropën dhe duke e vendosur Britaninë përsëri në zemër të Evropës, për të qenë më e fortë në ekonomi, më e fortë në tregti, më e fortë në mbrojtje, në gjithçka”.
Kështu tha Kryeministri i Partisë së Punës (Laburiste), Keër Starmër (Keir Starmer), në fjalimin e tij të ashtuquajtur rivendosje, në Londër, duke theksuar se Brexit e ka bërë Mbretërinë e Bashkuar më të varfër dhe më të dobët dhe duke e quajtur udhëheqësin e subjektit politik “Reform UK”, Nigel Farage, një oportunist.
Kryeministri Starmër (Starmer) premtoi të zgjeronte programin e shkëmbimit të studentëve me Bashkimin Evropian.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




















Comments