top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MBRETI KARL III NISI VIZITËN NË KENIA | E PARA NË NJË ISH KOLONI QË KUR U NGJIT NË FRON.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 1, 2023
  • 1 min read

Kenia | Mbreti Karl III (Charles III) i Anglisë po viziton Kenian, ku do të qëndrojë për katër ditë.


Kjo është vizita e tij e parë zyrtare në një ish-koloni, që kur ai u ngjit në fron.


Karli III zbarkoi në Nairobi së bashku me Mbretëreshën Kamila (Camilla), dhe u prit nga Presidenti Uilliam Rut (William Rutoe), dhe zonja e parë e tij, në Shtëpinë e Shtetit.


Në një video të postuar në Instagram nga Shtëpia Mbretërore, monarku shihet i ulur pranë mbretëreshës me një filxhan çaj dhe me ombrellën e tij blu, e cila, është bërë ikonike, duke u mbështetur në tavolinë: është një ombrellë napolitane, me dorezë, e bërë nga një copë bambuje e lakuar me avull, dhe e përfunduar me bri të vërtetë zebuje indonezian.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page