POLICIA E KENIAS URDHËROI AGJENCINË “ASSOCIATED PRESS” QË TË MOS RAPORTOJË VDEKJET GJATË PROTESTAVE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 23, 2023
- 1 min read
Updated: Aug 10

Nairobi, Kenia | Një zyrtar i policisë keniane i tha agjencisë së lajmeve “Associated Press” të enjten, se policia mori një paralajmërim kundër raportimit të vdekjeve, që kanë ndodhur si rezultat i protestave të opozitës, së kësaj jave, për koston e lartë të jetesës në vend. Megjithëse ishte e paqartë se kush e dha urdhërin e drejtpërdrejtë, ai erdhi pasi kreu i opozitës Raila Odinga bëri thirrje për tre ditë protesta. Protestat vijnë si rezultat i rritjes së kostos së jetesës nën qeverinë e presidentit kenian William Ruto. Që nga zgjedhja e tij vitin e kaluar, Kenia ka dëshmuar rritje taksash dhe rritje të çmimeve të karburanteve fosile (naftës dhe benzinës). Udhëheqësi i opozitës Raila vazhdon të akuzojë Presidentin Ruto për mashtrimin e kenianëve, dhe dështimin për të përmbushur premtimet e tij ndaj kombit. Ndërsa protestat hamendësohej të ishin paqësore, ato u bënë të dhunshme, dhe policia keniane është akuzuar për përdorimin e forcës së tepruar, dhe metodave të dyshimta në përgjigje. Associated Press raportoi se 6 persona u vranë këtë javë, dhe 27 të tjerë në javët e fundit. Për më tepër, Këshilli i Medias i Kenias dënoi një vendim të policisë që një oficer të paraqitej si gazetar në një trazirë, sepse mund të rrezikonte sigurinë e gazetarëve gjatë detyrës. Ministri i Brendshëm Kithure Kindiki tha se: “312 persona u arrestuan gjatë protestave të së mërkurës, duke përfshirë një deputet që nuk iu përmend emri” Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments