top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KENIA: ALARM PËR ÇRRËNJOSJEN E PEMËVE TË BAOBAIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 14, 2023
  • 1 min read

Updated: Aug 10


ree

Kenia | Në Kenia vazhdon çrrënjosja e dhjetëra pemëve ikona të baobabit, dhe prej dy muajsh ato janë ngarkuar në anije që nisen për në portin e Mombasa-s për t'u eksportuar. Janë ekzemplarë që peshojnë disa tonë, dhe mund të jenë edhe më shumë se 1000 vjet të vjetra. Pas ndërhyrjes së ambientalistëve, Soipan Tuya, ministrja keniane e Mjedisit, i kërkoi gjithashtu qeverisë së qarkut Kilifi mbrojtjen e tyre. Ajo tha se eksporti i tyre është i barabartë me tregtinë e burimeve gjenetike, e cila duhet të rregullohet nga Konventa e Nagoya për Diversitetin Biologjik, një instrument ndërkombëtar për tregtinë e burimeve gjenetike, nënshkrues i të cilit është Kenia. Kjo situatë u krijua pasi sipërmarrësi Georgy Gvasaliya komunikoi në korrik blerjen e dy baobabëve nga një individ në qarkun e Kilifi dhe çrrënjosjen e tyre për t'i transportuar në një park tematik në kryeqytetin Tiblisi. Sipas ministrisë, ai e kishte marrë lejen në mënyrë krejtësisht të parregullt. “Toka e Kilifit tashmë është e zhveshur për shkak të prerjeve masive për prodhimin e qymyrit, dhe ne tani po e shkulim baobabin për eksport. Fatkeqësisht, ne po shesim faltoret dhe vendet tona të adhurimit”, tha guvernatori i Kilifi, Gideon Mung'aro. Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page