LAGJJA "NR.4"; SARANDË | ARTAN MYRTAJ (I NJOHUR EDHE SI “TANI RRUZHDIUT”) U VRA ME ARMË ZJARRI.


Lagjja “Nr.4”, Sarandë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se si pasojë e të shtënave me armë zjarri mbeti i vdekur:
1- Z. Artan Myrtaj (i njohur edhe si “Tani Rruzhdiut”), me moshë 44 vjeç.
Ai konsiderohej i përfshirë në të shtënat me armë zjarri ku mbetën të plagosur:
1- Z. Ernest Lama.
2- Z. Gëzim Hajdaraj, në datën 17 korriku të vitit 2025.
Si doras u konsiderua:
1- Z. Ramadan Zoto, me moshë 44 vjeç.
Si bashkëpunëtorë u konsideruan:
1- Z. Artan Myrtaj.
2- Z. Klaus Jaçaj.
3- Z. Erjon Canaj.
Si pasojë e luftës së brendshme mes radhëve të Agjenturës së Krimit Ordiner u vra:
1- Z. Isuf Jaçaj, i ati i z. Klaus Jaçaj.



Njoftim | Rreth orës 09:55, te ish-agjencia, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi A. M., rreth 44 vjeç, si dhe ka mbetur i plagosur shtetasi Xh. S., rreth 73 vjeç, kalimtar i rastit, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve. Janë ngritur pika kontrolli në drejtim të Vlorës dhe të Gjirokastrës.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për sqarimin e rrethanave, administrimin e çdo prove që i shërben hetimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit











Comments