top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MBI NJË RAPORT TË ORGANIZATËS JO-QEVERITARE "KOREA FUTURE".

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 14, 2023
  • 1 min read

Ekzekutime jashtëgjyqësore, përdhunime, aborte të detyruara, tortura, insekte në vend të ushqimit, këto janë vetëm disa nga abuzimet në rendin e ditës në burgjet e Koresë së Veriut dhe objektet e tjera të paraburgimit, sipas dëshmive të ish-të burgosurve, të cilat janë përfshirë në një raport të ri të publikuar këtë javë nga OJQ-ja e të drejtave të njeriut "Korea Future". Duke përdorur intervista me qindra të mbijetuar dhe dëshmitarë që ikën nga vendi, së bashku me dokumente zyrtare, imazhe satelitore, analiza arkitekturore dhe modele dixhitale të objekteve të burgjeve, OJQ-ja jofitimprurëse ka ofruar një pamje të detajuar të qëndrimit brenda burgjeve të Koresë së Veriut. Qëllimi i raportit tonë është të zbulojë shkeljet e të drejtave të njeriut që kanë ndodhur në vendet e paraburgimit në Korenë e Veriut, tha Kim Jiwon, nga "Korea Future", një organizatë me bazë në Londër, Seul dhe Hagë, duke specifikuar se 10 vjet pasi Kombet e Bashkuara krijuan një Komisioni Hetimor, ka ende shkelje sistematike dhe të përhapura të të drejtave të njeriut. Në krahasim me gulagët sovjetikë, qëllimi i të cilëve ishte rehabilitimi i njerëzve të dënuar, sistemi penal i Koresë së Veriut synon të izolojë njerëzit që sfidojnë autoritetin e Udhëheqësit Suprem, Kim Jong Un, nga shoqëria, thuhet në raportin e organizatës jo-fimim prurëse "Korea Future".
 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page