top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MBI NATYRËN E KRIMEVE ORDINERE QË NDODHIN NË AMERIKË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 18, 2023
  • 1 min read

Tronditje në SHBA, ku pas episodit të adoleshentit afrikano-amerikan Ralph Yarl, i cili u qëllua dhe u plagos pasi trokiti në derën e gabuar, një vajzë mbeti e vrarë pasi makina e saj hyri gabimisht në një tjetër rrugë, ndërsa shkonte për të vizituar një mik. Këto janë dy raste, i pari që ndodhi në Kansas City, Missouri, dhe i dyti në një zonë rurale të shtetit të Nju Jorkut, të cilat, rindezin dy debate që nuk janë shuar kurrë në Amerikë: ai për armët e zjarrit të lehta, por gjithashtu, në rastin e Misurit, ai mbi racizmin. Prokurori i Kontesë Clay, Zachary Thompson, tha: kishte "një komponent racor" në ngjarjet kriminale,. Djali i plagosur doli nga spitali pas disa ditësh, dhe mori një telefonatë ngushëlluese nga Presidenti amerikan Xho Baiden (Joe Biden). Ai ngatërroi shtëpinë ku do të merrte vëllezërit, dhe u qëllua me armë zjarri në kokë dhe në krah. Njëzet vjeçarja Kaylin Gillis ishte në një makinë me tre persona dhe - sipas rindërtimit të skenës nga autoritetet e hetimit - hyri aksidentalisht në rrugën e z. Kevin Monahan, në qytetin e Hebronit. Pasi kuptoi gabimin, ajo po kthehej, por z. Monahan, 65 vjeç, hapi zjarr ndaj automjetit, duke e goditur atë. “Ky është një rast shumë i trishtuar i disa të rinjve që po kërkonin shtëpinë e një shoku dhe përfunduan në shtëpinë e këtij njeriu, i cili vendosi tu dilte me armë zjarri dhe të qëllonte”, tha sherifi i Uashingtonit, Jeffrey Murphy në konferencën e mbajtur për shtyp. "Nuk kishte asnjë kërcënim nga askush në automjet, nuk kishte asnjë arsye që z. Monahan të ndihej i kërcënuar”. tha Sherif Murphy.
 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page