MBI 150 ARRESTIME NË PËRLESHJET QË NDODHËN NË BRITANINË E MADHE: KRYEMINISTRI STARMËR (STARMER) MBLODHI KOMITETIN KOBRA | MË SHUMË SE 10 OFICERË U PLAGOSËN PAS SULMEVE NË HOTELET E EMIGRANTËVE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 5, 2024
- 1 min read
Londër, Britani e Madhe | Kryeministri britanik Keër Starmër (Keir Starmer) ka thirrur një takim urgjent të komitetit të urgjencës Kobra (Cobra) pas përhapjes së trazirave të organizuara nga grupet e ekstremit të djathtë në shumë qytete në Mbretërinë e Bashkuar, të konsideruara si më të këqijat në dekadën e fundit.
Përplasjet e shkaktuara javën e kaluar që lidheshin me masakrën e kryer ndaj disa vajzave në Sauthport (Southport), pranë Liverpulit dhe nga stuhia e lajmeve të rreme të përhapura në mediat sociale, gradualisht janë zgjeruar dhe përkeqësuar.
Dje gjatë dhunës së protestave që zgjati deri në orët e vona të mbrëmjes, dy hotele që strehonin azilkërkues u vunë në shënjestër të veçantë, njëri në qytetin anglez Radhërhem (Rotherham), në Sauth Jorkshaiër (South Yorkshire), dhe tjetri në Temuorth (Tamworth), në Stafordshaiër (Staffordshire).
Në trazirat e fundit, më shumë se 10 oficerë u plagosën rëndë.
Përballë një situate që rrezikon të degjenerojë më tej në ditët në vijim, gjatë komitetit të sotëm Kobra (Cobra), ku marrin pjesë ministrat përgjegjës për rendin publik dhe krerët e forcave të policisë, do të miratohen, sipas mediave britanike, masa të reja të rënda kundër trazirave të organizuara nga grupet e ekstremit të djathtë që përdorin mediat sociale.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)















Comments