“MARS” BLEU “PRINGLES” PËR 35.9 MILIARDË $ | 83.50 $ PËR AKSION.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 14, 2024
- 1 min read
UAshington, Amerikë | Kompania “Mars” fiton Kellanova duke ofruar 83.50 dollarë për aksion (35.9 miliardë dollarë në total duke përfshirë borxhin, e barabartë me 16.4 herë EBITDA e rregulluar).
Çmimi - lexojmë në një shënim që konfirmon operacionin - përfaqëson një premi prej rreth 44% krahasuar me çmimin mesatar në bursë.
“Me portofolin e markave të Kellanova, ne kemi një mundësi të konsiderueshme zhvillimi”, komentoi CEO i kompanisë “Mars”, Poll Ueihraush (Poul Weihrauch).
“Është një kombinim historik, me përputhshmëri të shkëlqyer kulturore dhe strategjike”, shton z. Stiv Kaillein (Steve Cahillane), president dhe CEO i Kellanova-s.
Ndër të tjera, Kellanova kontrollon edhe markën Pringles.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)











































Comments