MARRËVESHJA SEKRETE MES GJERMANISË DHE IRAKUT PËR EMIGRANTËT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 17, 2023
- 2 min read
Berlin, Gjermani | Gjermania dhe Iraku kanë përfunduar një deklaratë synimi për një marrëveshje mbi emigrantët që qeveria gjermane e ka mbajtur sekret.
Kështu zbulon një investigim i kryer nga radiotelevizioni “Ard”, dhe gazeta “Sueddeutsche Zeitung”.
Në dokument, palët shprehin dëshirën për të forcuar bashkëpunimin e ndërsjellë në fushën e migracionit, duke përfshirë migracionin legal, bashkëpunimin konsullor, riatdhesimin dhe integrimin.
Një objektiv i rëndësishëm është inkurajimi i kthimit vullnetar të personave pa të drejtë qëndrimi.
Për të arritur këtë qëllim, Gjermania dhe Iraku synojnë të krijojnë një program me shumë drejtime.
Deklarata e synimit midis dy vendeve trajton në mënyrë specifike imigracionin e punëtorëve.
Palët bien dakord se imigrimi i ligjshëm është i dobishëm për të dyja shoqëritë, dhe forcon marrëdhëniet midis dy Vendeve.
Në këtë këndvështrim, ofrohen lehtësira për dhënien e vizave për udhëtarët e biznesit apo studentët.
Berlini dhe Bagdadi më pas bien dakord për riatdhesimin e atyre të cilët nuk i plotësojnë kërkesat për hyrje, prani, ose qëndrim në territoret e tyre përkatëse.
Siç vëren “Ard”, kjo do të thotë se Iraku tani është gati të marrë mbrapsht jo vetëm ata që kryen krime në Gjermani, por në thelb të gjithë qytetarët e tij.
Në varësi të dëbimeve, Berlini dhe Bagdadi trajtuan gjithashtu në mënyrë specifike problemin më të madh: identifikimin e subjekteve që do të dëboheshin.
Për shkak se ata nuk paraqesin asnjë dokument identiteti, shumë azilkërkues në Gjermani nuk mund të riatdhesohen derisa të identifikohen.
Palët në deklaratën e qëllimit, bien dakord që të gjithë qytetarët në territoret e njëri-tjetrit duhet të identifikohen, dhe të pajisen me dokumentet e duhura.
Nëse identiteti nuk është i qartë, palët do të shkëmbejnë të dhëna biometrike.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)















Comments