MARIGLEN ALTERZIU VDIQ NË BURGUN E RROGOZHINËS | SHKAQET NËN HETIM.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 13, 2023
- 2 min read

Burgu i Rrogozhinë, Shqipëri | Z. Mariglen Alterziu, 37-vjeç, ndërroi jetë në burgun e Rrogozhinës, ku mbahej si i dënuar penal shklej që përfshihen në konceptin kriminal të “Vjedhje”, dhe “Kultivim të lëndëve narkotike”.
Dyshohet se vdekja e tij lidhet me arrestin kardiak, por, ky dyshim pritet të vërtetohet nëse qendron ose jo nga autoriteti i Mjekësisë Ligjore.
Prej aparatit administrativ të Institucionit të Ekzekutimeve të Vendimeve Penale të Rrogozhinës, ai konsiderohej një njeri i qetë, dhe pa asnjë problematikë të veçantë.
Nuk ekziston asnjë e dhënë që të ketë pasur konflikte apo hasmëri me persona të tjerë brenda burgut, si dhe nuk ka të dhëna që ishte përdorues i lëndëve narkotike apo psikotrope.
Referuar deklarimeve të individëve me të cilët ndante ambientin e qendrimit në institucion, dhe atyre të punonjësit të shërbimit, rreth orës 20.30, z. Alterziu është futur në ambjentet sanitare, dhe pas disa minutash, është konstatuar pa ndjenja i rënë në dysheme.
Menjëherë është thirrur stafi shëndetësor i turnit, i cili ka shkuar tek pacienti në orën 20.38, për një kohë më pak se 3 minuta dhe i ka dhënë ndihmën e parë.
Është shoqërua për në Qëndrën Shëndetesore Rrogozhinë nëpërmjet punojësve të policisë të grupit të sigurisë dhe stafit shëndetësor, të cilët ishin me shërbim.
Në orën 21:15 konfirmohet nga mjekja e shërbimit e Qendrës Shëndetësore Rrogozhinë vdekja e tij. Një ekip i Drejtorisë së Përgjithshme dhe specialistët e Shërbimit të Kontrollit të Burgjeve kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur hetimin lidhur me rrethanat e vdekjes. Është duke u hetuar nëse nga z. Alterziu ka pasur asnjë kërkesë për probleme të mundshme shëndetësore. Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)

















Comments