MANDATI I PRESIDENTIT ZELENSKI PËRFUNDOI | NGA 90% MBËSHTETJA POPULLORE I RA NË 50%.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 21, 2024
- 3 min read
Kiev, Ukrainë | “Një uzurpator dhe një objektiv legjitim ushtarak për Rusinë.”
Ky, sipas ish-presidentit Dmitri (Dmitry) Medvedev, tani është presidenti Volodimir Zelenski, i cili sot përfundon mandatin e tij si president ukrainas pa mundur të mbajë zgjedhje për rikonfirmimin e tij ose për zgjedhjen e një pasardhësi për shkak të gjendjes ushtarake.
Ndërsa në terren avancimi i trupave të Moskës nuk tregon asnjë shenjë ndalimi, të cilat, në orët e fundit kanë pretenduar pushtimin e një tjetër fshati, në rajonin e Luganskut.
Kremlini është treguar indiferent ndaj problemit institucional të përfundimit të mandatit të presidentit Zelenski.
I pyetur nëse kjo mund të ketë pasoja në ecurinë e konfliktit, zëdhënësi Dmitri (Dmitry) Peskov thjesht u përgjigj: “Jo, operacioni special vazhdon.”
Për z. Medvedev, megjithatë, presidenti Zelensky - të cilin ai e quan ‘pseudo-president’ - është në pikën e sulmeve të mundshme ruse si udhëheqësit e të gjitha vendeve në luftë me Rusinë.
Por, në përputhje me tonin e tij të ashpër në spektrin politik rus, ish-presidenti parashikon gjithashtu një gjykim për krime kundër qytetarëve rusë dhe ukrainas.
“Dhe nëse nuk mund të kapet do të duhet të ketë të njëjtin fat si të gjithë terroristët e tjerë”, pra të eliminohet fizikisht.
Dhe ndoshta ai mund të vritej edhe në një komplot të brendshëm, këmbënguli z. Medvedev, duke bërë një krahasim me tentativën për grusht shteti të kontit von Stauffenberg kundër Hitlerit në vitin 1944.
Duke lënë mënjanë opinionet e z. Medvedev, presidenti Zelenski ka parë rënie të ndjeshme të mbështetjes popullore në muajt e fundit në sondazhe.
Është e vërtetë që mbi 50% e të intervistuarve janë gjithmonë me të, por këto janë shifra shumë më të ulëta se ato të fillimit të konfliktit në 2022, kur ai erdhi të gëzonte mbështetjen e mbi 90% të popullsisë.
Ajo që peshon shumë janë vështirësitë gjithnjë e më të dukshme të trupave në terren, dhe së fundmi, ligji i ri që zgjeron mobilizimin ushtarak, me shumë burra ukrainas që përpiqen t'i shpëtojnë duke ikur jashtë.
Ish-presidenti Petro Poroshenko ka shprehur tashmë gatishmërinë e tij për të kandiduar kundër presidentit Zelenski kur zgjedhjet të jenë të mundshme.
Por shumë e shohin edhe ish-kreun popullor të forcave të armatosura Valeri Zaluzhni (Zaluzhny), i cili u hoq në muajin shkurt, si një kandidat të mundshëm.
Në fushat e betejës, shanset vazhdojnë të anojnë në favor të rusëve, të cilët megjithatë nuk duken ende të gatshëm të rrezikojnë sulme vendimtare.
Pas pushtimit që filloi më 10 maj nga kufijtë verilindorë, që sipas Moskës çoi në pushtimin e një duzinë fshatrash në rajonin e Kharkivit, presioni i trupave ruse ka rifilluar në Donbass.
Sipas vëzhguesve ushtarakë rusë, hyrja e shpallur sot në fshatin Bilgorivka, në rajonin e Luganskut, mund të jetë një sinjal se objektivi është të shtyhet nga jugu për të tentuar një lidhje me trupat që vijnë nga veriu, por pa u përpjekur të pushtojnë qytetin e Kharkiv.
Sulmet ruse vazhdojnë edhe në rajone të tjera më në perëndim.
Sipas autoriteteve lokale ukrainase, dy persona u vranë në bomba në rajonet Kherson dhe Zaporizhzhia.
Ndërsa Forcat Ajrore thanë se 29 dronë kamikaze ishin rrëzuar gjatë natës mbi rajonet e Odesës, Mikolaivit (Mykolaiv), Poltavës dhe Lvivit.
Nga ana e tyre, rusët njoftuan se kishin rrëzuar 45 dronë dhe pesë raketa, megjithëse Ministria e Mbrojtjes nuk specifikoi se për cilat rajone të pushtuara të Ukrainës apo Rusisë ishin nisur.
Separatistët pro-rusë të rajonit të Luganskut kanë raportuar në vend të plagosjes së pesë personave në një bombardim me raketa ukrainase në qytetin Jibileinit (Yubileyny).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)














