ORGANIZATA NDËRKOMBËTARE PËR MIGRACIONIN (IOM): GATI 1200 TË VDEKUR OSE TË ZHDUKUR NË MESDHEUN QENDROR DERI SOT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Tripoli, Libi | “Të paktën 1190 persona kanë vdekur ose janë të zhdukur në rrugën qendrore të Mesdheut që nga fillimi i vitit, deri më 20 dhjetor”.
Kjo u njoftua nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) në Libi në përditësimin e saj të fundit të botuar në rrjetin social virtual Iks (X).
Në të njëjtën periudhë, specifikon agjencia e OKB-së, 26635 migrantë u kapën në det dhe u kthyen në Libi, nga të cilët 23126 ishin burra, 2336 gra, 965 të mitur dhe 208 të dhënat e të cilëve për gjininë janë të panjohura.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)














































Comments