MALTË | XHULIAN PËRDODA U ARRESTUA; I DËNUAR ME 18 VJET BURG PËR VRASJEN E ABDELAZIZ BUHALIT (BOUHALI) SË BASHKU ME ROBERT FRROKUN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Valetë, Maltë | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Xhulian Përdoda.
Ai konsiderohej subjekt në arrati; i dënuar penalisht me tetëmbëdhjetë (18) vjet heqje lirie për vrasjen e kryer në Mbretërinë e Belgjikës (Bruksel) më 11 gusht të vitit 2016.
Ai u dënua së bashku me z. Robert Frroku në vrasjen e:
1- Z. Abdelaziz Bouhali, me moshë 35 vjeç, pas një konflikti në njësinë private të shërbimit “Café & Taverne 54”.
Z. Robert Frroku u dënua gjithashtu me mbi dhjetë (10) vjet heqje lirie.
Si motiv i konfliktit mes palëve ishte ambicia e tyre kriminale për të kontrolluar territorin, me qëllim ruajtjen e ekskluzivitetit të tregtimit të lëndëve narkotike.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments