top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NIGERI | AT EMANUEL EZEMA U RRËMBYE NGA SUBJEKTE TË ARMATOSUR QË SULMUAN REKTORATIN E FAMULLISË SË SHËN PJETRIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 4 hours ago
  • 1 min read
ree

Abuja, Nigeri | Një tjetër prift katolik është rrëmbyer në Nigeri.


Ati Emanuel Ezema u kap nga burra të armatosur që sulmuan rektoratin e Famullisë së Shën Pjetrit në Rumi më 2 dhjetor.


Dioqeza e Zarias e njoftoi këtë në një deklaratë të nënshkruar nga kancelari At Isek Agustini (Augustine), i cili, u kërkoi besimtarëve të luten për lirimin e shpejtë të priftit.


Zaria ndodhet në shtetin e Kadunës në veriperëndim të Nigerisë.


Agjencia e lajmeve “Fides” e raporton këtë lajm.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page