MAGJIA E KRISHTLINDJEVE NË SHTËPINË E BARDHË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 3, 2023
- 1 min read

Shtëpia e Bardhë, Uashington, Amerikë | Tema e dekoratave të këtij viti janë magjia, çudia, gëzimi, dhe tradicionalisht u zgjodhën nga Zonja e Parë amerikane, Xhill Baidn (Jill Biden).
Dekoratat festojnë 200 vjetorin e klasikes “Nata para Krishtlindjes”.
Në Shtëpinë e Bardhë u shfaqën 98 pemë krishtlindjesh, u shfaqën rreth 140 mijë drita, të gjitha të shoqëruara me skenografinë e Krishtlindjeve, që synon të kujtojë magjepsjen e temës së propozuar.
Për shembull, dreri u ngjit nga njëra anë e hyrjes në tjetrën, duke tërhequr slitën e Babagjyshit midis kolonave; apo edhe stolitë me temë “karamele”, që varen nga tavani i korridorit, mes krahut lindor dhe banesës së parë të familjes; dy pemë të Krishtlindjeve të dekoruara, dekorojnë dy anët e hyrjes së Dhomës Blu, dhe të tjera, më të vogla, shoqërojnë dhomën Lindore, përgjatë gjithë gjatësisë së saj, duke parë drejt Sallës së Kryqit.
Zonja e Parë Xhill Baidn (Jill Biden) zbuloi pemën e madhe kryesore të Krishtlindjes: ajo është pothuajse 6 metra e lartë, dhe i kushtohet atyre që nuk mund të kthehen në shtëpi për festat më të përzemërta të vitit, ushtarëve amerikanë që vdiqën në shërbim.
Pema është e mbuluar me yje të artë, dhe e ndriçuar nga mijëra drita.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)














Comments