top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MADRID | TË PAKTËN 25 TË PLAGOSUR NË SHPËRTHIM ME SHKAK RRJEDHJEN E GAZIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 13
  • 1 min read
ree

Madrid, Mbretëria e Spanjës | Të paktën 25 veta u plagosën, tre prej të cilëve rëndë, në një shpërthim në një bar në lagjen punëtore të Vallejas, në jug të Madridit, njoftuan shërbimet e emergjencës 112.


Shpërthimi ndodhi rreth orës 16:00 të pasdites.


Sipas hetimeve fillestare nga zjarrfikësit, shpërthimi u shkaktua nga një rrjedhje gazi dhe shkaktoi shembjen e pjesshme të një ndërtese ngjitur me barin.


E gjithë zona u rrethua nga një kordon policie, ndërsa 17 zjarrfikës dhe ambulanca të shumta nxituan në vendngjarje.


Vendndodhja e prekur nga shpërthimi quhet “Mis Tesoros”.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page