MADRID; MBRETËRIA E SPANJËS | VDIQ MANOLI; TIFOZI LEGJENDAR I KOMBËTARES SË SPANJËS NË TOPAKËMBAS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 1
- 2 min read

Madrid, Mbretëria e Spanjës | Në moshën 76 vjeç, Manuel Kaseres (Cáceres), i njohur më mirë si Manolo, vdiq.
Ai ishte tifozi legjendar i Kombëtares Spanjolle, i cili, u bë i njohur në mbarë botën për dalullen dhe kapelat e tij.
Një shenjë dalluese në çdo paraqitje të tij në fushë.
Ai u bë i njohur në Kupën e Botës 1982 në Spanjë, kur u shfaq për herë të parë me daullen e tij. Ai është shfaqur në dhjetë Kupa Bote që atëherë, deri në Katar në vitin 2022. Gjithmonë duke fituar respektin e të gjithë tifozëve të tjerë.
Ai jetoi në zonën e Monkofarit (Moncófar) në vitet e fundit të jetës së tij dhe arriti ta shihte Spanjën në “Mestalla” në ndeshjen kundër Holandës për Ligën e Kombeve më 24 mars të vitit të kaluar.
Ai kishte hapur një bar përballë selisë historike të Valencias, i cili, funksionoi për më shumë se tre dekada.
Ai shkoi në disa klube për të parë ndeshjet e tyre, si Zaragoza dhe shumë të tjera.
Por, pasioni i tij ishte gjithmonë Kombëtarja Spanjolle.
Në fakt, llogaria zyrtare e “Fouria Rocha” lëshoi një deklaratë në lidhje me tifozin legjendar.
“Një nga ndjekësit tanë më besnikë ka vdekur. Dikush që ishte gjithmonë pranë nesh në të mirë dhe në të keq. E dimë që do të vazhdosh të na bësh zemrat të rrahin shpejt. U prehsh në paqe, Manolo. Ngushëllimet tona të sinqerta për familjen dhe miqtë tuaj”, thuhet në shënim zyrtar.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments