LUSHNJE: U ARRESTUA FABJAN BUJARAJ | AKUZOHET PËR 3 VEPRA PENALE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 7, 2023
- 1 min read

Lushnje, Shqipëri | Z. Fabjan Bujaraj, me moshë 31 vjeç, banues në Lushnje, u arrestua nga strukturat e policisë vendore, pasi akuzohet se ka grabitur një shumë të hollash, në një pikë karburanti, duke qenë i maskuar dhe me armë zjarri.
Nga strukturat vendore të policisë u gjet dhe u sekuestrua arma e gjahut që dyshohet se autori e ka përdorur për të kryer vjedhjen, automjetin që kishte marrë me qira, veshjet që ka mbajtur gjatë vjedhjes, një sasi lënde e dyshuar narkotike heroinë dhe një peshore elektronike.
Ai ra në pranga në kuadër të operacionit policor të koduar “How it ends”, dhe u arrestua në Elbasan.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)

















Comments