LUSHNJE | TAULANT VELIU U PËRFSHI NË AKSIDENT AUTOMOBILISTIK; VDIQ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 21
- 2 min read

Lushnje, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:
1- Z. Taulant Veliu, me moshë 37 vjeç, biçiklist, u përfshi në aksident automobilistik.
Si pasojë, vdiq.
Shkaqet, dinamika dhe rrethanat e aksidentit automobilistik janë nën hetim penal paraprak.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Lajm në përditësim, ... 👇👇👇
LUSHNJE | BLEDAR MALAJ DHE FLORANT MALO U ARRESTUAN; TAULANT VELIU MBETI I VDEKUR NË AKSIDENT AUTOMOBILISTIK NDËRKOHË QË UDHËTONTE ME BIÇIKLETË.
Lushnje, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Bledar Malaj, me moshë 41 vjeç, drejtues automjeti.
2- Z. Florant Malo, me moshë 39 vjeç, drejtues automjeti.
Ata konsiderohen përgjegjës për vdekjen në aksident automobilistik të:
1- Z. Taulant Veliu, me moshë 37 vjeç, banor i fshatit Grabian, i cili po udhëtonte me biçikletë.
Njoftim | ... aksidenti automobilistik ngjau rreth orës 23:30, në aksin rrugor “Lushnjë–Tiranë”, kur T. V., 37 vjeç, duke udhëtuar me biçikletë, dyshohet se është aksidentuar nga një automjet me drejtues shtetasin B. M., 41 vjeç, dhe më pas dyshohet se është përplasur edhe nga një automjet tjetër me drejtues shtetasin F. M., 39 vjeç.
Si pasojë e aksidentit rrugor, T. V., ka humbur jetën në vendngjarje.
Shërbimet e Policisë kanë identifikuar dhe shoqëruar në Komisariat dy drejtuesit e automjeteve, për kryerjen e veprimeve procedurale të nevojshme.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, ata janë arrestuar në flagrancë si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen, parashikuar nga neni 290/3 i Kodit Penal.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon kryerjen e veprimeve hetimore për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)











Comments