top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI STAN KARBUNARË; LUSHNJE | DENIS HOXHA U ARRESTUA; ERBION ÇERRAGA U PLAGOS ME THIKË; U GJETËN MBI 48 MIJË € + MBI 7 MIJË $ TË FALSIFIKUAR.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
Jun 11
2 min read
denis hoxha

Fshati Stan Karbunarë, Lushnje, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Denis Hoxha, me moshë 19 vjeç.


Ai konsiderohet doras në plagosjen me armë të ftohtë (thikë) të:

1- Z. Erbion Çerraga, me moshë 26 vjeç.


Njoftim | Lushnjë.


Plagosi me thikë një 26-vjeçar, arrestohet 19-vjeçari.


Gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi 48 160 euro dhe 7 200 dollarë të dyshuara të falsifikuara, që dyshohet se do të nxirreshin në treg.


Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, menjëherë pas njoftimit se në spital ishte paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi E. Ç., 26 vjeç, i plagosur me mjet prerës (thikë), organizuan punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.


Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, brenda pak orësh u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi D. H., 19 vjeç, banues në fshatin Stan Karbunarë, Lushnjë.


Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me thikë shtetasin E. Ç., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.


Gjatë kontrollit të banesës së 19-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 48 160 euro dhe 7 200 dollarë, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara dhe posedoheshin me qëllim nxjerrjen në qarkullim.


Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Personit në DVP Fier arrestuan shtetasin D. H., për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Falsifikimi i monedhave”.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page