FSHATI NGURRËZ; LUSHNJE | ELINOR TROKA U PËRFSHI NË AKSIDENT AUTOMOBILISTIK; MBETI I PLAGOSUR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 4 days ago
- 1 min read

Fshati Ngurrëz, Lushnje, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:
1- Në aksin rrugor “Fier i Ri-Ngurrëz”, njësia administrative Krutje, ngjau një aksident automobilistik.
Si pasojë, mbeti i plagosur:
1- Z. Elinor Troka, me moshë 47 vjeç, drejtues motomjeti.
Njoftim | Rreth orës 16:45, në aksin rrugor “Fier i Ri–Ngurrëz”, motomjeti që drejtohej nga shtetasi E. T., 47 vjeç, ka dalë nga rruga.
Si pasojë, 47-vjeçari ka pësuar dëmtime të rënda dhe është transportuar në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore.
Grupet hetimore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)










Comments