LUSHNJE | ANXHELO TARE MBETI I PLAGOSUR NË AKSIDENT AUTOMOBILISTIK; NË DREJTIMIN E NJË AUTOMJETI ISHTE ZABIT HOXHA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Apr 22
- 1 min read
Updated: May 2

Lushnje, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:
1- Në një aksident automobilistik të ndodhur në autoudhën “Lushnje-Fier”, në vendin e njohur si “Pushimi i Shoferit”, mbeti i plagosur:
1- Z. Anxhelo Tare, me moshë 28 vjeç.
Në drejtimin e një automjeti ishte:
1- Z. Zabit Hoxha, me moshë 50 vjeç.
Njoftim | Rreth orës 18:25, në aksin rrugor “Lushnjë–Fier”, shtetasi Z. H., 50 vjeç, duke drejtuar automjetin, është përfshirë në një aksident rrugor me një motomjet, me drejtues shtetasin A. T., 28 vjeç.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi A. T., i cili ndodhet në spital për ndihmë mjekësore, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Lajm në përditësim, … 👇👇👇
Lushnje, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:
1- Z. Anxhelo Tare, vdiq në spital.

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)







Comments