RRUGA “XHEVDET NEPRAVISHTA”; LUSHNJE | MARLIND SULO U ARRESTUA; KOBURE DHE FISHEKË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 days ago
- 1 min read

Rruga “Xhevdet Nepravishta”, Lushnje, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Marlind Sulo, me moshë 21 vjeç.
Njoftim | Lushnjë.
Kapet dhe vihet në pranga një 21-vjeçar i shpallur në kërkim, i cili lëvizte i armatosur në qytet.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim, kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasin:
M. S., 21 vjeç, banues në Lushnjë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi më datë 21.03.2026, në ambientet e një lokali në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, Lushnjë, ku qëndronte bashkë me 5 shtetas të tjerë, shërbimet e Policisë gjetën në xhupin e tij dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë.
Në momentin e ndërhyrjes së Policisë, shtetasi M. S. nuk ndodhej në lokal. Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjet municion luftarak.
Në vijim të veprimeve për rastin, më datë 21.03.2026, u arrestuan 5 shtetasit që qëndronin me shtetasin M. S., në lokal, për moskallëzim të krimit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)











Comments