top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI PLUK; LUSHNJE | ANDI BAKIASI U ARRESTUA; TREGTAR DROGE I SHPALLUR NË KËRKIM POLICOR I DËNUAR ME 4 VJET + 8 MUAJ BURG.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 9 hours ago
  • 1 min read

Fshati Pluk, Lushnje, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Andi Bakiasi.


Njoftim | DVP Fier.


Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.


Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, operacioni i koduar “Arratia”.


Kapet dhe ndalohet një 38-vjeçar në kërkim, i dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, për shitje të lëndëve narkotike.


Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Fier, në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara drejtësisë të shtetasve të shpallur në kërkim, finalizuan operacionin e koduar “Arratia”.


Si rezultat i këtij operacioni, u kap në fshatin Pluk, Lushnjë dhe u vu në pranga shtetasi:

- A. B., 38 vjeç, banues në Lushnjë.


Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, që u godit gjatë operacionit të koduar “Tempulli”, në vitin 2024.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page