top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LUFTË NË PRISHTINË: DEKLARATA E POLICISË SË KOSOVËS NË LIDHJE ME PLAGOSJEN MES VETI TË 17 PERSONAVE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 5, 2023
  • 1 min read

Rruga Rexhep Luci, Prishtinë, Kosovë | Përplasje me armë në një lokal në Prishtinë.17 persona kanë mbetur të lënduar. Shtatë prej tyre janë plagosur me armë zjarr. Krejt i kemi 17 të lënduar. 7 janë me armë zjarri, kurse 10 janë me lëndime të tjera, me xhama ose mjete të tupitura. Të gjithë janë në gjendje stabile, ndërsa njëri është në sallë të operacioni dhe është në rrezik për jetë”, ka deklaruar drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, për mediat. Policia e Kosovës ka deklaruar se paku dy të dyshuar janë identifikuar si të përfshirë në këtë ngjarje, dhe po punohet edhe për identifikimin e të dyshuarve të tjerë. Policia e Kosovës ka konfirmuar se disa persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit, por edhe nga plagë të shkaktuara nga xhama. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. DEKLARATA E POLICISË SË KOSOVËS NË LIDHJE ME NGJARJEN KRIMINALE KU MBETËN 17 PERSONA TË LËNDUAR. Rreth orës 23:30, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në një lokal në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se disa persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit apo edhe nga objekte qelqi. Ndërkohë që të lënduarit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore . Aktualisht së paku dy të dyshuar janë identifikuar si të përfshirë në rast, ndërsa po punohet edhe për identifikimin e të dyshuarve të tjerë të mundshëm. Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox


 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page