top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LORDËT BRAZILIANË TË DROGËS PO DËRGOJNË BESNIKËT E TYRE NË UKRAINË PËR TË MËSUAR TEKNIKAT E LUFTËS ME QËLLIM QË TË LUFTOJNË POLICINË BRAZILIANE DHE FORCAT E SIGURISË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 2 min read
ree

Rio de Zhanerio, Brazil | Një trafikant i dyshuar droge nga radhët e Kariokas (Carioca) thuhet se udhëtoi nga favelat e Rio de Zhanerios në llogoret e konfliktit në Ukrainë për të mësuar teknikat e luftës për t'i vënë në praktikë me bashkëpunëtorët e tij të Komandës (Comando) Vermelho sapo të kthehej në shtëpi.


Ky është skenari që Policia Civile Shtetërore e Rio de Zhaneiros po përpiqet të zbulojë në një hetim të nisur pas verifikimit të lëvizjeve të një burri të lidhur me organizatën më të fuqishme kriminale të qytetit, i cili, thuhet se udhëtoi në vijat e frontit në Evropë për të marrë trajnim ushtarak për t'u vendosur kundër forcave braziliane të sigurisë.


Sipas Degës së Inteligjencës (Ssinte) të policisë, burri - i konsideruar i afërt me trafikantin e drogës Antonio Hilário Ferreira, i njohur si Rabiko (Rabicó), shefi i “Complexo do Salgueiro” në Shën (São) Gonçalo - kishte marrë pjesë në një trajnim të gjatë në Ukrainë.


Autoritetet kanë identifikuar të paktën tre hyrje të të dyshuarit në Evropë, si dhe kanë mbledhur pamje që e tregojnë atë në tokën ukrainase.


Policia tani ka hapur një hetim formal për konspiracion kriminal dhe vepra të tjera penale.


Hetuesit dyshojnë se teknikat e fituara jashtë vendit mund të përdoren për të forcuar aftësitë ofensive të fraksionit kriminal.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page