BRAZIL | OPERACIONI POLICOR KUNDËR KOMANDËS (COMANDO) VERMELHO SHKAKTOI GJER MË TASH 138 TË VDEKUR; LUFTË URBANE NË RIO DE ZHANERIO MES POLICISË DHE ANËTARËVE TË BANDËS KRIMINALE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 56 minutes ago
- 4 min read

Rio de Zhanerio, Brazil | Numri i të vdekurve nga operacioni më i përgjakshëm policor në historinë e favelave të Rio de Zhaneiros vazhdon të rritet.
Të paktën 74 trupa të mbledhur në orët e fundit nga banorët e komuniteteve që përbëjnë komplekset Alemão dhe Penha i janë bashkuar 60 trupave të të dyshuarve për trafik droge dhe katër oficerëve të policisë të vrarë gjatë bastisjeve.
Kjo e çon numrin e përgjithshëm të të vdekurve në 138.
Trupat janë gjetur kryesisht në një zonë të pyllëzuar të quajtur Miserikordia (Misericordia) Hill, ku ndodhën përleshjet më të ashpra.
“Rio de Zhaneiro në gjendje lufte”; ky është titulli kryesor në mediat braziliane pas operacionit të madh policor të nisur nga Guvernatori Klaudio Kastro (Cláudio Castro), i Partisë Liberale të ish-Presidentit Bolsonaro, kundër Komandës (Comando) Vermelho, fraksionit kryesor kriminal të qytetit.
Operacioni rezultoi më vdekjeprurësi në historinë e shtetit.
64 vdekje të konfirmuara deri më tani, përfshirë katër oficerë policie, dhe mbi 2500 veta personel të vendosur në komplekset Alemao dhe Penha, shtëpi të 280 mijë njerëzve në dhjetëra favela.
Baronët e drogës u përgjigjën me dronë të ngarkuar me granata, pushkë sulmi të afta për të rrëzuar helikopterë dhe autobusë të rrëmbyer për të bllokuar rrugët e hyrjes, ndërsa mesazhe qarkulluan në WhatsApp duke u bërë thirrje banorëve të marrin pjesë në bllokada.
Shpërthime me mbi 200 fishekë në minutë kanë transformuar pjesë të Rios në një fushë beteje të vërtetë, ndërsa njeriu më i kërkuar, Edgar Alves Andrade, i njohur si Doca da Penha, udhëheqës i Komandës Vermelho (Komanda e Kuqe), mbetet i lirë pavarësisht njëzet urdhër-arresteve kundër tij për më shumë se njëqind vrasje.
“Ky është një operacion shtetëror kundër narko-terroristëve”, deklaroi Guvernatori Kastro (Castro), duke kërkuar mbështetjen e qeverisë federale dhe duke denoncuar izolimin e Rio de Zhanerios.
Në orët e ardhshme, ministrat e Dhomës Civile, Rui Kosta (Costa), dhe i Drejtësisë dhe Sigurisë, Rikardo Leuandouski (Ricardo Lewandowski), do të mbërrijnë në qytet për t'u takuar me guvernatorin, pas një takimi urgjent në Pallatin Planalto të thirrur nga Presidenti në detyrë Geraldo Alkmin (Alckmin) – Presidenti Lula po kthehet nga Malajzia - i cili ka pranuar kërkesën e Ministrit Kosta (Costa) për ndihmë.
Rio de Janeiro është paralizuar sot, me shkolla dhe universitete të mbyllura, fluturime të pezulluara në Aeroportin Galeão, transport publik në kaos dhe mijëra punëtorë të detyruar të mbeten në shtëpi.
Gjashtëdhjetë e katër subjekte vdiqën gjatë orëve të tëra të shkëmbimit të zjarrit, autobusëve të djegur të përdorur si barrikada dhe luftës guerile në rrugët e qytetit.
Rio de Janeiro u transformua në një fushë beteje të vërtetë, duke shënuar një nga ditët më të dhunshme në historinë e tij të fundit.
Pasi pësuan viktima të papara dhe të paktën 81 arrestime, kriminelët nga organizata më e fuqishme kriminale e Rio de Janeiros shkaktuan kaos në të gjithë qytetin, duke nisur hakmarrje me bllokime rrugore të improvizuara nga zona veriore në qendrën historike, kryesisht duke përdorur autobusë të djegur për të penguar trafikun.
Lufta guerile po zhvillohet nga mijëra anëtarë të grupit që kontrollojnë shumicën e favelave nga zona veriore në qendër dhe deri në zonën turistike jugore.
Në disa zona, kriminelët kanë urdhëruar dyqanxhinjve të ulin qepenat dhe të pezullojnë biznesin.
Shqetësimi po rritet ndërsa afrohen orët në vijim, kur errësira mund të inkurajojë aktivitete të mëtejshme kriminale.
Autoritetet bashkiake e kanë ngritur statusin e gatishmërisë në nivelin 2 për shkak të kaosit të trafikut dhe rreziqeve të sigurisë për banorët që udhëtojnë nëpër qytet.
Kryebashkiaku Eduardo Paes tha se Rio nuk mund dhe nuk do të mbahet peng nga kriminelët që duan të përhapin frikë në rrugë
Situata më kritike mbetet rreth zonës së operacioneve.
Bastisja, në të cilën kanë marrë pjesë mbi 2500 oficerë që nga mëngjesi i sotëm - katër nga viktimat janë policë - është duke vazhduar dhe do të vazhdojë pafundësisht.
Prandaj, numri i të vdekurve ka të ngjarë të rritet më tej.
Operacioni është tashmë më vdekjeprurësi në historinë e shtetit.
Guvernatori i shtetit Klaudio Kastro (Claudio Castro) deklaroi se operacioni ka shumë pak të bëjë me sigurinë publike, duke iu referuar hapur si luftë.
Për këtë arsye, ai u ankua për mungesën e mbështetjes nga Ministria e Mbrojtjes.
Objektivi kryesor i operacionit është kapja e afërsisht njëqind trafikantëve të lidhur me Komandën Vermalho, e cila, prej kohësh është angazhuar në një strategji shqetësuese zgjerimi në favelat e dominuara nga grupet rivale dhe në shtete të tjera në të gjithë vendin.
Për të mbrojtur territorin e tyre, trafikantët reaguan që nga fillimi duke përdorur të gjithë fuqinë e zjarrit në dispozicion.
Përveç armëve, kriminelët lëshuan edhe pajisje shpërthyese duke përdorur dronë.
Sipas përditësimit të fundit, u sekuestruan 75 pushkë sulmi dhe dy pistoleta.
Sipas autoriteteve komunale, 45 shkolla janë mbyllur, ndërsa të gjitha klinikat dhe qendrat shëndetësore kanë pezulluar veprimtarinë.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments