LONDRA: VENDBANIMET E REJA IZRAELITE JANË PENGESË PËR PAQEN; NDËRTIMET NË BREGUN PERËNDIMOR PLANIFIKOJNË SABOTIM TË QËLLIMSHËM.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 2 days ago
- 1 min read

Londër, Britani e Madhe | “Drita jeshile e dhënë nga qeveria e ekstremit të djathtë izraelite e Benjamin Netanjahut për planet për të ndërtuar 22 vendbanime të reja për kolonët në territoret e pushtuara palestineze të Bregut Perëndimor përfaqëson një pengesë të qëllimshme për paqen dhe një shtet të ardhshëm të Palestinës”.
Kjo është ajo që tha z. Hemish Fellkonër (Hamish Falconer), Zëvendës Sekretari i Jashtëm Britanik, në profilin e tij në rrjetin social virtual Iks (X).
“Mbretëria e Bashkuar - shtoi ai - i dënon këto veprime. Vendbanimet janë të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar, dëmtojnë më tej zgjidhjen me dy shtete dhe nuk e mbrojnë Izraelin”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments