top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LINDJA E MESME: SULMI IZRAELIT VRAU KATËR OFICERË IRANIANË NË DAMASK.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 20, 2024
  • 1 min read

Teheran, Iran | Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit publikoi emrat e katër oficerëve të vrarë sot në një sulm ajror, për të cilin, fajësohet Izraeli, që goditi një ndërtesë banimi, sot, në komunën Mezzeh, në jugperëndim të Damaskut qendror, kryeqytetit të Sirisë.

Ata janë:

1- Z. Hojatullah Omidh.

2- Z. Ali Aghazadehm.

3- Z. Hossein Mohammadi.

4- Z. Saeed Karimi.

Më parë, disa media arabe dhe perëndimore kishin raportuar vdekjen e Haj Sadiq Omidzadeh, i përshkruar si komandant i inteligjencës në Siri, i Forcës Kuds (Qods), të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, dhe zëvendësit të tij, Haj Gholam Muharram.

Nga ana e saj, agjencia iraniane e lajmeve “Tasnim” raporton se deri më tani nga rrënojat janë nxjerrë tetë trupa, duke shtuar se një prej personave është nxjerrë i gjallë nga rrënojat, dhe është dërguar në spital.

Gjithashtu, ka dëme serioze në ndërtesa pranë vendit të sulmit, ku disa qytetarë sirianë u plagosën gjatë shpërthimit të sotëm.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page