top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LIBI: NUMËRI I TË ZHDUKURVE MBI 10 MIJË | SHKAK STUHIA “DANIEL”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 12, 2023
  • 1 min read

Tripoli, Libi | Ne konfirmojmë nga burimet tona të pavarura të informacionit se deri më tani numri i personave të zhdukur ka arritur në 10 mijë”, tha z.Tamer Ramadan, i Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq, dhe Gjysmëhënës së Kuqe, i cili, ua raportoi këto deklarime gazetarëve në Gjenevë, përmes lidhjes video. Numri i të vdekurve pritet të rritet në mënyrë dramatike, me mijëra njerëz të zhdukur, paralajmëroi sot organizata. “Numri i të vdekurve është i madh, dhe mund të arrijë në mijëra”, shtoi ai. Stuhia “Daniel” goditi pjesën lindore të Libisë, duke shkaktuar vdekje, lëndime dhe shkatërrime. Stuhia “Daniel” goditi Dernën, një qytet në Sirenaisa (Cyrenaica), dhe të gjithë rajonin e Libisë. Pamjet therëse nga Libia pas vdekjeve dhe shkatërrimeve të shkaktuara nga përmbytjet, veçanërisht në pjesën lindore të vendit. Ne dërgojmë ngushëllimet tona më të sinqerta, në emër të BE-së, popullit libian dhe familjeve të viktimave. Bashkimi Europian është i gatshëm të ndihmojë të prekurit nga kjo fatkeqësi”, ka shkruar presidenti i Këshillit të BE-së, Karl Mishel (Charles Michel), në një postim në rrjetin shoqëror virtual Iks (X), ish-Twitter. Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian Xhozef Borel (Josep Borrell) u përqendrua në Libi. “Ne jemi të pikëlluar nga imazhet e shkatërrimit në #Libi, të shkatërruar nga kushtet ekstreme të motit, që kanë shkaktuar humbjen tragjike të shumë jetëve. BE-ja po ndjek situatën nga afër, dhe është e gatshme të japë mbështetjen e saj”, shkroi ai në rrjetin shoqëror virtual Iks (X), ish-Twitter. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page