LIBAN | TRE TË VDEKUR + NJË I PLAGOSUR NGA SULMI IZRAELIT QË SYNONTE DISA OPERATIVË TË ORGANIZATËS TERRORISTE HEZBOLLAH.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 1 min read
Bejrut, Liban | “Të paktën tre veta u vranë dhe një tjetër u plagos në një sulm me dron izraelit në Libanin jugor”.
Kështu raportuan entet mediatike vendore.
Sulmi ndodhi pavarësisht një armëpushimi midis ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut; ai e çon në të paktën shtatë numrin e të vdekurve nga sulmet izraelite që nga e marta.
Përshkallëzimi i ri vjen ndërsa qeveritë e Libanit dhe Izraelit po zhvillojnë raundin e pestë të bisedimeve të drejtpërdrejta, nën patronazhin e ShBA-ës.
Organizata terroriste Hezbollah e quajti sulm të drejtpërdrejtë kundër civilëve dhe akuzoi Izraelin për shkelje të hapur të armëpushimit për herë të tretë duke shtuar se po i përmbahej marrëveshjes së armëpushimit.
Forca Mbrojtëse e Izarelit (IDF) njoftoi se operacioni kishte në shënjestër anëtarët e Hezbollahut, duke sqaruar se forcat e saj kishin identifikuar pesë anëtarë të organizatës që përbënin kërcënim për ushtarët e saj; kërcënim që u eliminua me mjete ajrore dhe tokësore.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments