LIBAN | MINISTRIA E SHËNDETËSISË: 7 TË VRARË NGA SULMET E REJA IZRAELITE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 7 hours ago
- 1 min read
Bejrut, Liban | “Të paktën shtatë veta u vranë në sulmet e reja izraelite në rajonin perëndimor Bekaa dhe Tire (Tyre) në Libanin jugor”.
Kështu raportoi agjencia kombëtare e lajmeve “Nna”, duke cituar burime informacioni në Ministrinë e Shëndetësisë.
“Pesë veta, përfshirë një fëmijë, një grua dhe dy të moshuar, u vranë në bombardime në qytetin Sohmor të Libanit perëndimor.
Ndërsa dy shtetas të tjerë palestinezë u vranë në distriktin Tire (Tyre) të Libanit jugor, në Rashidieh”, raportoi agjencia e lajmeve “Nna”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




















Comments