LAGJJA “ZEF HOTI”; MAMURRAS; KURBIN | PJETËR MARKU U KONSTATUA I PLAGOSUR ME ARMË ZJARRI; PO HETOHET PËR PËRPJEKJE PËR VRASJE; PLAGOSJE NGA PAKUJDESIA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read
Lagjja “Zef Hoti”, Mamurras, Kurbin, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:
1- Z. Pjetër Marku, me moshë 50 vjeç, u konstatua i plagosur me armë zjarri në dorën e djathtë.
Njoftim | Kurbin.
Informacion paraprak.
Rreth orës 16:25, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore shtetasi P. M., 50 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në dorë, në rrethana ende të paqarta.
50-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)















































Comments