top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LAGJJA “ZEF HOTI”; MAMURRAS; KURBIN | ROENI NOKA DHE OLIGERT NDRECA U SHPALLËN NË KËRKIM POLICOR; KONSIDEROHEN TË PËRFSHIRË NË PLAGOSJEN ME ARMË ZJARRI TË MARKETIN (PJETËR) MARKUT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 6 hours ago
  • 2 min read

Lagjja “Zef Hoti”, Mamurras, Kurbin, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:

1- Z. Marketin (Pjetër) Marku, me moshë 50 vjeç, u konstatua i plagosur me armë zjarri në dorën e djathtë.


Njoftim Nr. 1 | Kurbin.


Informacion paraprak.


Rreth orës 16:25, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore shtetasi P. M., 50 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në dorë, në rrethana ende të paqarta.


50-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Lajm në përditësim, … 👇👇👇


U shpallën në kërkim policor:

1- Z. Roeni Noka.

2- Z. Oligert Ndreca (banues në lagjen “Zef Hoti” në Mamurras).


Ata konsiderohen subjekte të përfshirë në plagosjen me armë zjarri të:

1- Z. Marketin (Pjetër) Marku.


Njoftim Nr. 2 | Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmë, sqarojmë se nga verifikimet rezultoi se i plagosur me armë zjarri, në dorë, ishte shtetasi M. M., 51 vjeç.

 

Gjithashtu, informojmë se pas veprimeve të thelluara hetimore, të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin dhe ato të DVP Lezhë, me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe autorësisë së këtij rasti, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit R. N. dhe O. N., secili 18 vjeç dhe banues në Mamurras, të cilët dyshohet se e kanë plagosur 51-vjeçarin, me armë zjarri, për motive të dobëta, në rrugë, në Mamurras, dhe më pas janë larguar nga vendngjarja, me një automjet që është gjetur në banesën e shtetasit O. N., dhe është sekuestruar me cilësinë e provës materiale.

 

I dëmtuari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

 

Punohet intensivisht për kapjen e 2 shtetasve, si dhe për individualizimin e përgjegjësisë së tyre penale, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page