top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LEZHË | ELTON KOLA U ARRESTUA.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
5 hours ago
2 min read

Lezhë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Elton Kola, me moshë 37 vjeç.

 

Njoftim | Lezhë.


Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, mbi rastin e transmetuar më datë 17.11.2026, në emisionin investigativ “STOP”, për abuzim seksual me një shtetase të mitur.


Shërbimet e Policisë, menjëherë pas transmetimit të rastit, kanë kryer verifikimet dhe veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale për dokumentimin ligjor të rastit dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale.


Në vijim të këtyre veprimeve, shërbimet e Policisë kanë komunikuar me familjarët e shtetases së mitur, njëri prej të cilëve, shtetasi A. K., është paraqitur dje, në Komisariatin e Policisë Lezhë, dhe ka bërë kallëzim për rastin.


Në përfundim të veprimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të DVP Lezhë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë, në drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, u ndaluan shtetasit:


-E. K., 32 vjeç, për veprën penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.

-A. Gj., 46 vjeçe, për veprat penale “Trafikimi i të miturve” dhe “Moskallëzimi i krimit”.


Shtetasi E. K. dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me shtetasen e mitur 15 vjeçe, e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa shtetasja A. Gj. dyshohet se ka ndërmjetësuar takimin e të miturës me shtetasin E. K..


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprimeve të mëtejshme.


Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë falënderon stafin e emisionit investigativ “STOP”, për bashkëpunimin, dhe garanton se çdo indicie apo denoncim për cenimin e të drejtave dhe sigurisë së të miturve trajtohet me seriozitet maksimal, duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për mbrojtjen e tyre, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page