LETONIA PUBLIKON LISTËN E KOMPANIVE QË EKSPORTOJNË NË RUSI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 19, 2023
- 1 min read

Vilnius, Letoni | Zyra Qendrore e Statistikave të Letonisë, ka publikuar me kërkesë të Ministres së Ekonomisë, Ilze Indriksone, një listë të kompanive letoneze që vazhdojnë të eksportojnë produkte që nuk i nënshtrohen sanksioneve evropiane drejt Rusisë, dhe Bjellorusisë. Lista do të përditësohet një herë në muaj. Sipas të dhënave të publikuara, kompanitë letoneze që kanë eksportuar në Rusi vitin e kaluar janë mbi 800, ndërsa 400 janë ato që kanë eksportuar produktet e tyre në Bjellorusi. Të dhënat për vitin 2023 tregojnë një tendencë rënëse. Në fakt, 300 kompani letoneze kanë eksportuar në Rusi, dhe 170 kanë shitur produktet e tyre në Bjellorusi. Në fillim të gushtit publikimi i listës u kërkua përmes një abonimi publik. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)














Comments