LETONI | ADMIRALI XHUZEPE KAVO (GIUSEPPE CAVO) DRAGONE (KRYETAR I KOMITETIT USHTARAK TË NATO-s) THA NË TAKIMIN E SHEFAVE TË MBROJTJES TË ALEATËVE NË RIGË SE MOSKA ËSHTË E PAMATUR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 27
- 1 min read

Rigë, Letoni | “Disa aleatë, përfshirë Estoninë, Finlandën, Letoninë, Lituaninë, Norvegjinë, Poloninë dhe Rumaninë, kanë pësuar shkelje të hapësirës ajrore nga Rusia.
Këto akte po përshkallëzohen, janë të pamatura dhe vënë në rrezik jetët.
Dhe Rusia mban përgjegjësi të plotë.
Shpreh solidaritet të plotë dhe të qartë me të gjithë aleatët, hapësira ajrore e të cilëve u shkel.
Përgjigja e Aleancës ka qenë e fuqishme dhe do të vazhdojë të forcohet”, tha Admirali Xhuzepe Kavo (Giuseppe Cavo) Dragone, Kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s, në takimin e Shefave të Mbrojtjes të Aleatëve në Rigë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments