top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ADMIRALI ITALIAN XHUZEPE KAVO (GIUSEPPE CAVO) DRAGONE U ZGJODH PRESIDENTI I RI I KOMITETIT USHTARAK TË NATO-S | POZICIONI MË I LARTË USHTARAK BRENDA NATO-s.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Bruksel, Belgjikë | Admirali Xhuzepe Kavo (Giuseppe Cavo) Dragone mori këtë mëngjes rolin e presidentit të Komitetit Ushtarak të NATO-s, pozicioni më i lartë ushtarak brenda Aleancës, dhe pason admiralin holandez Robert Bauer, i cili, drejtoi Komitetin për tre vitet e mëparshme.

 

Presidenti drejton Komitetin Ushtarak dhe është këshilltari kryesor i sekretarit të Përgjithshëm dhe Këshillit Atlantik.

 

Për më tepër, ai ka gjithashtu një rol të rëndësishëm publik si përfaqësues i Komitetit, duke e bërë atë zëdhënësin më të lartë ushtarak të Aleancës për të gjitha çështjet ushtarake.

 

Zgjedhja si president i Komitetit Ushtarak, i mbështetur fuqimisht nga Ministri i Mbrojtjes Korseto (Crosetto) dhe për të cilin jam vërtet i nderuar, përfaqëson besimin që më kanë dhënë kolegët e mi Shefat e Shtabit të vendeve të NATO-s, por edhe një njohje të konsoliduar të rëndësinë dhe rolin themelor të Italisë në asamblenë e Atlantikut”, tha Admirali Dragone për agjencinë italiane të lajmeve “Ansa” në ditën e përurimit të tij.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Commentaires

Noté 0 étoile sur 5.
Pas encore de note

Ajouter une note
bottom of page