LAMIA: SULMOHET KRYETARI I BASHKISË | ÇËSHTJE LANDFILLI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 19, 2023
- 1 min read

Lamia, Greqi | Z. Thimios Karaisakos (Thymios Karaiskos), kryetari i Bashkisë së Lamisë, u sulmua sot rreth orës 01:00 të mëngjesit, teksa po kthehej në shtëpi, pas përfundimit të një emisioni televiziv.
Individë ende të paidentifikuar i zunë pusi në një kryqëzim rrugësh, para shtëpisë, dhe e sulmuan duke i thyer fillimisht xhamin e pasagjerit, dhe më pas, xhamin e përparmë të makinës.
Për shkak të tronditjes që pësoi, ai u dërgua në spitalin e Lamisë.
Si në spital, ashtu edhe në vendin ku ndodhi sulmi ndaj tij, u mblodhën dhjetëra këshilltarë dhe qytetarë të Lamsë, të cilët dënuan verbalisht dhe në mënyrë publike aktin kriminal të kryer ndaj tij.
Gjatë transmetimit të emisionit “Hapi për të Gjithë”, në kanalin televiziv STAR, kryebashkiaku ishte ankuar se prej një viti, kërcënohej për jetën e tij dhe të familjes, për shkak të refuzimit të tij, për t’iu dorëzuar presionit të subjekteve të ndryshëm, që duan të shtien në dorë projektin e vendgrumbullimit (landfillit) të mbeturinave të Lamisë, në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox


___.png)

















Comments