top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LAJM NGA KOLUMBIA E KOKAINËS | SHPËRBLIMI MUJOR PREJ 4600 $ NË MUAJ PËR PARLAMENTARËT U SHFUQIZUA; TASHMË U MBETET RROGA PREJ 11850 $ NË MUAJ (RROGA MË E LARTË NË RAJON PËR PARLAMENTARËT).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 22
  • 1 min read

Bogotë, Kolumbi | Presidenti Gustavo Petro nënshkroi një dekret që eliminon bonusin e posaçëm (special) që anëtarët e Kongresit kanë marrë që nga viti 2013, me iniciativën e presidentit të atëhershëm Juan Manuel Santos, i cili, shërbeu nga viti 2010 deri në vitin 2018.


Masa do të hyjë në fuqi për parlamentin e ri, i cili, do të formohet në zgjedhjet e 8 marsit dhe do të betohet më 20 korrik.


Masa anulon pagesën prej afërsisht 4600 $ në muaj që deputetët dhe senatorët merrnin përveç pagave të tyre prej 11850 $.


Shpërblimi i marrë nga anëtarët e Kongresit është në disproporcion me të ardhurat mesatare të popullsisë dhe realitetin ekonomik të vendit”, argumentoi qeveria e Presidentit Petro, duke justifikuar eliminimin e pagesës.


Ministria e Financave, nga ana tjetër, deklaroi se vendi duhet të ridrejtojë shpenzimet dhe të zbatojë masa shtrënguese.


Ajo shtoi se vendimi ishte pjesë e projektligjeve të paraqitura nga ekzekutivi në legjislaturë për të ulur pagat e parlamentarëve, të cilat, nuk u miratuan.


Ministria deklaroi se pagat mujore të parlamentarëve vendas janë ndër më të lartat në rajon.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page