top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KOLUMBI | PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) DHE PRESIDENTI GUSTAVO PETRO PATËN NJË BISEDË TELEFONIKE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 22 hours ago
  • 2 min read

Bogotë, Kolumbi | Ishte një nder të flisja me presidentin e Kolumbisë, i cili, më telefonoi për të shpjeguar situatën me drogën dhe mosmarrëveshjet e tjera që kishim.


E vlerësova telefonatën dhe tonin e tij, dhe mezi pres ta takoj në të ardhmen”.


Kështu njoftoi Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) në rrjetin social virtual “Truth”, duke raportuar se Sekretari i Shtetit Marko (Marco) Rubio dhe Ministri i Jashtëm i Kolumbisë po arrijnë një marrëveshje.


Takimi do të zhvillohet në Shtëpinë e Bardhë”, theksoi Presidenti Tramp (Trump).


Presidenti kolumbian Petro deklaroi se telefonata u lejoi atyre të rivendosnin, për herë të parë, një kanal të drejtpërdrejtë komunikimi pas tensioneve të fundit verbale.


Duke folur para një turme të mbledhur në Bogotë, Presidenti Petro shpjegoi se iu afrua takimit mes kërcënimeve dhe polemikave që kishin dalë në ditët e mëparshme, duke përsëritur se mbrojtja themelore e Kolumbisë ka qenë gjithmonë populli i saj.


Sipas tij, rreziku i përshkallëzimit rrjedh më shumë nga konflikti i brendshëm politik sesa nga armiqësia aktuale ndërkombëtare.

 

Ne nuk jemi armiq të asnjë populli – tha ai - duke treguar dialogun si e vetmja mënyrë për të parandaluar që mosmarrëveshjet të përshkallëzohen në dhunë”.


Gjatë bisedës, e cila, zgjati rreth një orë, Presidenti Petro tha se i kishte përcaktuar Presidentit Tramp (Trum) dy prioritete:

1- Çështjen venezueliane.

2- Luftën kundër trafikut të drogës.


Ai më pas mbrojti strategjinë e Kolumbisë bazuar në zëvendësimin vullnetar të të korrave të kokës dhe rritjen e konfiskimeve, duke argumentuar se pa dialog, ne po shkojmë drejt luftës, ndërsa komunikimi i drejtpërdrejtë midis qeverive mund ta parandalojë atë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page