top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KOLUMBI | PRESIDENTI SOCIALIST GUSTAVO PETRO: UNË TRAFIKANT DROGE?; PRESIDENTI TRAMP (TRUMP) BËN AKUZA TË RREME NDAJ MEJE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 days ago
  • 1 min read
ree

Bogotë, Kolumbi | Presidenti kolumbian Gustavo Petro hodhi poshtë fjalët e homologut të tij amerikan Danlld Tramp (Donald Trump), i cili, e paralajmëroi të ruhej nga mbrapa (të ruante b*thën) pas operacionit ushtarak në Karakas që kapi rob diktatorin çavisto-komunisto-narko-terrorist Nikolas (Nicolás) Maduro.


Dënimi i tij është të më akuzojë rrejshëm se jam trafikant droge dhe zotëroj fabrika kokaine”, shkroi Presidenti Petro në rrjetin social virtual Iks (X), në një mesazh ku thuhej se ai nuk ishte përmendur kurrë në asnjë hetim gjyqësor penal që lidhej me trafikun e drogës.


Presidenti Petro ishte një nga udhëheqësit e parë rajonalë që foli pas operacionit në Karakas.


Presidenti progresiv i Kolumbisë deklaroi se qeveria e tij hedh poshtë agresionin kundër sovranitetit të Venezuelës dhe Amerikës Latine dhe bëri thirrje për paqe dhe dialog.


Konfliktet e brendshme midis popujve zgjidhen nga vetë popujt në paqe”, shtoi ai.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page