RRUGA “SADIK PETRELA”; LAGJJA “XHOMLLIK”; TIRANË | U ARRESTUAN ARSEN ZEBI; FLORIAN ÇELA; ERIGEST ALISHA; ERGEST LLOCI; NJULENT PALAJ; KUMARI PALIGJSHËM.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 4 days ago
- 2 min read
Updated: 2 days ago

Rruga “Sadik Petrela”, Lagjja “Xhomllik”, Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Arsen Zebi.
2- Z. Florian Çela.
3- Z. Erigest Alisha.
4- Z. Ergest Lloci.
5- Z. Njulent Palaj.

Njoftim | Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Rezultati”.
U kap në flagrancë duke vënë baste, në lokalin e tij në zonën e Xhamllikut, vihet në pranga 35-vjeçari.
Gjithashtu në pranga, administratori i lokalit dhe 3 shtetas, të cilët u kapën duke kryer të njëjtën veprimtari të kundërligjshme.
Sekuestrohen 6 celularë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të kontrolleve dhe punës hetimore, të kryera me qëllim konstatimin e ambienteve të përshtatura për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit, finalizuar operacionin “Rezultati”, gjatë të cilit u vunë në pranga shtetasit Nj. P., 28 vjeç, A. Z., 35 vjeç, F. Ç., 41 vjeç, E. Ll., 36 vjeç dhe E. A., 24 vjeç.
Në lokalin në pronësi të 28-vjeçarit, që administrohej nga 35-vjeçari, në rrugën “Sadik Petrela”, u kapën këta të dy dhe 3 të arrestuarit e tjerë, duke vënë baste sportive, me celularë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments