FSHATI YRSHEK; TIRANË | GJYKATA E POSAÇME SHQIPTOI MASË SIGURIMI VETJAKE “ARREST NË BURG” PËR GERALD FUÇINË; I ARRESTUAR PËR SHKELJE PENALE TË LIDHUR ME KORRUPSIONIN (MITËMARRJE).
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 30
- 5 min read

Fshati Yrshek, Tiranë, Shqipëri | Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GjKKO) shqiptoi masë sigurimi “arrest në burg” ndaj:
1- Z. Gerald Fuçia (i njohur rëndom si Ger Fuçia), me moshë 33 vjeç, banues në fshatin Yrshek, me status institucional inspektor i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë së Tiranës, i arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), për shkelje penale të lidhur me korrupsionin (mitëmarrje).

Prokuroria e Posaçme u përfaqësua në seancë gjyqësore nga:
1- Prokurori Sotir Kllapi (ish-Drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec).

Gjykata e Posaçme u përfaqësua në seancë gjyqësore nga:
1- Gjyqtarja Etleva Deda.

Subjekti nën procedurë penale Fuçia u përfaqësua në seancë gjyqësore nga:
1- Avokate Xhoi Nela.

Prokurori i Posaçëm Kllapi kërkoi që ndaj subjektit nën procedurë penale Fuçia të shqiptohej masa e sigurimit vetjak më e ashpër e parashikuar në ligjin procedurial penal, ajo e “arrestit në burg”.
Kjo kërkesë e tij u kundërshtua nga mbrojtësja ligjore Nela, e cila, pretendoi se si subjekt me përgjegjësi penale ishte z. Klajdi Zhilla (i arrestuar sot - para do orësh), dhe jo i mbrojturi prej saj.
Përpara se të shprehej me vendim, Gjykata e Posaçme deklaroi se subjekti nën procedurë penale Fuçia sipas dëshirës mund të lëshonte deklaratë verbale ose me shkrim në lidhje me statusin e tij në raport me procedurat penale të kryera nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për çështjen objekt gjykimi penal.
Z. Fuçia deklaroi se i hidhte poshtë pretendimet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe e deklaronte veten të pafajshëm; ushtrues dhe zbatues të përpiktë të Kushtetutës dhe të ligjeve në fuqi, konkretisht:
1- “Nuk e njoh fare qytetarin, as e kam kontaktuar, as takuar, as nuk di gjë për ryshfetin.
Deklaroj me përgjegjësi morale dhe ligjore se nuk kam lidhje me këtë histori.
E ushtroj detyrën me seriozitet dhe profesionalizëm, si në dhjetëra raste të tjera të aksionit për lirimin e hapësirave publike”.

Pasi u dëgjuan Palët ndërgjyqëse, Gjykata e Posaçme, shqiptoi:
1- “Arrest në burg” për subjektin nën procedurë penale Fuçia.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Në lidhje me arrestimin e tij, Agjencia Telegrafike Vox (Voks) botoi shkrimin me përmbajtjen e mëposhtëme, … 👇👇👇
TIRANË | ME URDHËR TË PROKURORISË SË POSAÇME (SPAK) U ARRESTUA GERALD FUÇIA; U SHPALL NË KËRKIM POLICOR KLAJDI ZHILLA; U PROCEDUA PENALISHT NË GJENDJE TË LIRË EDMOND ÇELA; KORRUPSION 3 MIJË €.

Tiranë, Shqipëri | Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) urdhëroi arrestimin e:
1- Z. Gerald Fuçia, me moshë 33 vjeç.
Shpalli në kërkim policor:
1- Z. Klajdi Zhilla, me moshë 35 vjeç.
Procedoi penalisht në gjendje të lirë:
1- Z. Edmond Çela, me moshë 48 vjeç.
Ata konsiderohen subjekte të përfshirë në korrupsion (me vlerë financiare rreth tre mijë €).
Njoftim | Policia e Shtetit.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Hapësira publike“, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, nga strukturat e Policisë së Shtetit, në drejtimin e SPAK-ut.
Sektori për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin për Policinë Kriminale, në Policinë e Shtetit, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të një procedimi të regjistruar për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funskione publike“ dhe “Shpërdorimi i detyrës“, të kryera në bashkëpunim, finalizoi operacionin e koduar “Hapësira publike“.
Në kuadër të këtij operacioni:
-u arrestua në flagrancë shtetasi G. F., 33 vjeç, punonjës i IMT, bashkia Tiranë;
-nisi procedimi penal për shtetasit E. Ç., 48 vjeç, banues në Tiranë, punonjës i IMT, bashkia Tiranë; A. E., 26 vjeç, banues në Tiranë, menaxher i një lokali në Tiranë;
-u shpall në kërkim shtetasi K. Zh., 35 vjeç, banues në Tiranë, inspektor i IMT, bashkia Tiranë.
Nga hetimet e kryera dyshohet se këta shtetas, gjatë kontrolleve në subjekte (lokale), për evidentimin dhe lirimin e hapësirave publike të zëna në kundërshtim me ligjin, iu kanë kërkuar para pronarëve të subjekteve, që të mos i hiqnin çadrat/tendat që zinin hapësirat publike përreth subjekteve.
Gjatë operacionit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3000 euro dhe 27 000 lekë, që dyshohet se janë përfituar nga korrupsioni aktiv i punonjësve të IMT, një automjet tip “Audi A6“ si dhe 4 celularë.
Punohet për kapjen e shtetasit K. Zh. dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të kundërligjme.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurialpenal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Në lidhje me ushtrimin ndaj tyre të masave proceduriale penale reagoi me një njoftim edhe Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit, Tiranë. 👆👇
Njoftim | Marrë shkas nga ngjarja e ndodhur ditën e sotme, ku katër punonjës të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit kanë shkelur rëndë ligjin, bëjmë me dije opinionin publik se institucioni ynë e dënon me vendosmëri këtë rast.
Sjellje të tilla janë të papranueshme dhe IMT distancohet plotësisht nga këto veprime individuale.
Ndaj personave të përfshirë janë marrë menjëherë të gjitha masat e nevojshme administrative, duke i shkarkuar nga detyra.
Theksojmë se ky rast nuk përfaqëson punën dhe misionin e IMT-së. Institucioni ynë mbetet i përkushtuar të vijojë punën me integritet, transparencë dhe profesionalizëm, në shërbim të interesit publik dhe në mbrojtje të territorit.
IMT inkurajon organet ligjzbatuese për bashkëpunim të plotë dhe ndëshkimin e rastit sipas ligjit, si edhe inkurajon çdo qytetar të denoncojë raste të ngjashme, në mënyrë që të mos mbetet asnjë hije dyshimi mbi integritetin e institucionit dhe misionin e tij.
© Copyright | Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit.
Në lidhje me arrestimin e z. Klajdi Zhilla, Agjencia Telegrafike Vox (Voks) botoi shkrimin me përmbajtjen e mëposhtëme, … 👇👇👇
TIRANË | KLAJDI ZHILLA U ARRESTUA; INSPEKTOR I IMT-së BASHKIA TIRANË.

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Klajdi Zhilla, me moshë 35 vjeç.
Njoftim | Policia e Shtetit.
Në vijim të operacionit policor të koduar “Hapësira publike”, specialistët e Sektorit për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare bënë ndalimin e shtetasit K. Zh., 35 vjeç, banues në Tiranë, inspektor i IMT, bashkia Tiranë, i cili u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Hapësira publike”, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, të kryera në bashkëpunim.
Materialet procedurale u referuan për veprime të mëtejshme në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)














































Comments