top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LAGJJA “SELITË E VOGËL”; TIRANË | AUTOMJETIT TË DRITAN JANOS IU VENDOS LËNDË PLASËSE PËR MOTIVE TË PANJOHURA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 hours ago
  • 1 min read

Lagjja “Selitë eVogël”, Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:

1- Rreth orës 03:20 të mëngjesit të sotëm një automjeti iu vendos lëndë plasëse.


Automjeti është në zotërimin e:

1- Z. Dritan Jano, me moshë 39 vjeç, i punësuar në Institutin e Metrologjisë.

Pamje fotografike nga vendi i ngjarjes kriminale
Pamje fotografike nga vendi i ngjarjes kriminale
Pamje fotografike nga vendi i ngjarjes kriminale
Pamje fotografike nga vendi i ngjarjes kriminale

Njoftim | Më datë 19.12.2025, rreth orës 03:20, në Selitë të Vogël, dyshohet se është hedhur një sasi lënde plasëse në automjetin e shtetasit D. J., rreth 39 vjeç, i cili ka qenë i parkuar në oborrin e banesës së tij.


Si pasojë, pati vetëm dëme materiale.


Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, thuhet shkurtimisht në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page