LAGJJA “NR.13”; DURRËS | U ARRESTUA ÇIM KAZAZI; VINTE VËRDALLË ME MOTOR I ARMATOSUR ME KOBURE PLOT ME FISHEKË; DYSHOHET SE ISHTE NISUR PËR “GISHT”.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 hours ago
- 2 min read

Lagjja “Nr.13”, Durrës, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Çim Kazazi, me moshë 24 vjeç.
Njoftim | Durrës.
Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale.
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kavajë, operacioni policor i koduar “PURPOSE”.
Qarkullonte me motomjet, i armatosur me armë zjarri, në shëtitoren e plazhit, kapet dhe vihet në pranga 24-vjeçari.
Sekuestrohen arma e zjarrit, municioni luftarak dhe motomjeti me të cilin qarkullonte.
Procedohet penalisht edhe pasagjeri, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe ato të Komisariatit të Policisë Kavajë kishin siguruar informacion se një shtetas nga Kavaja po qarkullonte me motomjet, i armatosur me armë zjarri pistoletë, në drejtim të Durrësit.
Menjëherë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “PURPOSE”.
Në kuadër të operacionit, në lagjen nr. 13, në vendin e quajtur shëtitorja e plazhit, shërbimet e Policisë konstatuan dhe ndaluan motomjetin që dyshohej se drejtohej nga shtetasi i armatosur me armë zjarri.
Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën shtetasit Ç. K., në sediljen e motomjetit, një armë zjarri, pistoletë Glock, me municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në vijim të veprimeve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Ç. K., 24 vjeç, banues në Kavajë.
Gjithashtu, nisi procedimi penal për pasagjerin që ndodhej në motomjet, shtetasin F. M., 24 vjeç, banues në Kavajë, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për zbardhjen e qëllimit të lëvizjes me armë zjarri të 24-vjeçarit dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Moskallëzim i krimit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)










































Comments