top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ISH-DREJTORI I INSTITUCIONIT TË EKZEKUTIMEVE TË VENDIMEVE PENALE TË DURRËSIT INDRIT CËRRLOJ U ARRESTUA | MASA ERDHI PAS ARRATISJES SË VRASËSIT TË DISA FISHTË ALTIN NDOCI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 days ago
  • 2 min read
 Z. Indrit Cërrloj
 Z. Indrit Cërrloj

Durrës, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Ish-drejtorin e Institucionit të Ekzekutimeve të Vendimeve Penale të Durrësit, Indrit Cërrloj.


Arrestimi i tij lidhet me arratisjen e:

1- Të burgosurit Altin Ndoci; në datën 13 janaar 2026.


Fillimisht ai u shkarkua nga detyra me urdhër të ministrit të Drejtësisë, Besfort Lamallari.


Tashmë, hetimet penale paraprake ndaj tij do të zhvillohen me masë sigurimi arrest në burg”.


Njoftim | Durrës.


Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga ish-drejtori i IEVP Durrës.


Ekzekutohet masa e sigurisë edhe për doktoreshën e IEVP Durrës.


Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit I. C., 48 vjeç, banues në Durrës, ish-drejtor i IEVP Durrës.


Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me vendimin nr. 19/1, datë 15.01.2026, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.


Gjithashtu, me të njëjtin vendim, kjo gjykatë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për shtetasen Y. S., 66 vjeçe, banuese në Durrës, doktoreshë në IEVP Durrës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.


Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page